Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka vizituar sot veriun Mitrovicën.
Musliu tha për tëvë1 se vizita se saj në veri nuk ka ndonjë arsye të veçantë.
“Vizita ime në veri nuk ka ndonjë të veçantë, veç se unë konsideroj se në Mitrovicë duhet të vijë secili dhe të ndihemi si në shpinë tonë secili. Mitrovica është e Kosovës”, tha Musliu.
Ndërsa në një postim në rrjetin social “Facebook”, Musliu ka bashkangjitur videon e intervistës, si dhe ka shkruar se derisa deputetët po rrinë në shtëpitë e tyre, Policia e Kosovës është duke u përballur me rreziqe dhe temperatura të ulëta.
“Kur të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës janë nëpër shtëpitë e tyre të ngrohta, në anën tjetër Policia e Kosovës në temperatura të ulëta e përballë shumë rreziqeve, po kujdeset për ruajtjen e rendit, sigurisë e qetësisë në veri. Këta polic nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë paga të dinjitetshem, nuk kanë ligj për pensionim e ka disa vite qe nuk i është përtrirë as uniforma”, ka shkruar ajo.
Më tej Musliu shkruan se deputetet duhet të reflektojnë dhe t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të mbështesin nismat ligjore që kanë të bëjnë me trajtim të dinjitetshem të Policisë se Kosovës.