Live

Musliu: Nuk do të ndalem asnjëherë derisa të ndalet përndjekja e UÇK-së

15:46 / 24 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, para mediave deklaroi se deri sa të ndalet përndjekja e UÇK-së nuk do të ndalet asnjëherë.

Musliu tha se për këtë gjykatë e ka dhënë qendrimin edhe në kuvend me votë dhe deklaratat e saj.

“Unë e kam dhënë qendrimin tim për gjykatën speciale edhe me votë dhe me deklaratat e mija në kuvend, por nuk do të ndalem asnjeherë deri të ndalet përndjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Ateherë kur ndalet përndjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës do të ndalemi edhe ne”, pohoi ajo.

Ajo pohoi se në ccdo iniciativë që do ndërmerret për mbrojtjen e UÇK-së do jetë gjithmonë e gatshme.

“Çdo iniciativë që do të ndërmerret për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga përndjekjet që janë duke ju bërë unë do të je aty. Ju e dini unë nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe për katë mandate rresht qytetari ma jep besimin. Asnjeherë nuk do ta tradhtoj besimin që ma kanë dhënë qytetarët e vendit tim. Do jem këtu saher që kërkon qytetari dhe populli i Kososvës”, tha ajo.

Në lidhje me pytjen se cfarë mendon për deputetet që nuk morën pjesë ne protestë ajo tha se këtu nuk është për ti komentuar deputetët, por për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua