Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar mazhorancën për qëndrim kundër Projektligjit për Trustin Pensional.
Në seancën ku po diskutohet ky projektligj, e ku pritet të hidhet në votim mundësia që qytetarët t’i tërheqin një pjesë nga Trusti, Musliu ka thënë se Qeveria Kurti po “mburret me manipulim”, teksa thotë se po e promovon varfërinë.
“Shpresoj shumë që në ulëset e deputetëve të shumicës të dominojë njerëzillëku. Të dominojë korrektësia ndaj qytetarëve. Ky Kuvend është zëri i qytetarëve, andaj mos e injoroni 21 mijë qytetarë dhe votoni trustin”, ka thënë Musliu.
Deputetja e PDK-së, ka shprehur solidarizimin e saj për qytetarët që janë prekur nga vërshimet.