Live

Musliu-Shoshi konfirmon që Kosova merr përkrahjen për anëtarësimin në një institucion të rëndësishëm evropian

21:34 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ditën e sotme mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Musliu Shoshi, bëri të ditur se për çfarë kanë folur në kuadër të këtij takimi.

‘’ Si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKiE, të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, në kuadër të pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, takuam përfaqësues të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës (ALDE). Temë e këtij takimi ishte anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme, e cila për mision ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe zbatimit të ligjit’’, tha Musliu Shoshi.

Më tutje ajo tha se ALDE në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e kauzës së Kosovës, dhe se në këtë takim është ri konfirmua kjo mbështetje, si parakusht për integrimin e mëtejmë të Kosovës në strukturat europiane.

‘’ Republika e Kosovës është e bekuar me miqtë e saj, dhe ne duhet të bëjmë çmos për t’i ruajtur dhe për t’i zhvilluar më tej këto raporte’’, shkruajti Musliu-Shoshi, në llogarinë e saj Facebook.

Postimi i plotë:

Anëtarësimi i menjëhershëm i Republikës së Kosovë në Këshillin e Europës është shumë i rendësishëm për Kosovën, paqen në rajon por edhe vet Këshillin si institucion.

Si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKiE, të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, në kuadër të pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, takuam përfaqësues të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Europës (ALDE). Temë e këtij takimi ishte anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme, e cila për mision ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e demokracisë dhe zbatimit të ligjit.

ALDE në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e kauzës së Kosovës, dhe në takim u rikonfirmua kjo mbështetje, si parakusht për integrimin e mëtejmë të Kosovës në strukturat europiane.

Republika e Kosovës është e bekuar me miqtë e saj, dhe ne duhet të bëjmë çmos për t’i ruajtur dhe për t’i zhvilluar më tej këto raporte.

Shpërndaje në

U Kopjua