Live

Musliu-Shoshi thotë se Specialja po bën padrejtësi, bën thirrje për moslejim të përbaltjes së luftës së UÇK-së

20:08 / 16 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me 26 vjet burg të komandant Calit.

Musliu-Shoshi, në një status në Facebook, ka shkruar se populli i Kosovës nuk i bën gjyqin atyre qe ua kanë sjellur lirinë dhe se Gjykata Speciale po bën padrejtësi.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës për asnjë moment nuk ka qenë agresori dhe kryesi i krimeve kundër njerëzimit! Në të kundërtën, nuk do të kishte mobilizim e ndërhyrje të të gjithë botës perëndimore për të përfunduar luftën e Kosovës për liri e pavarësi. Kjo Gjykatë, me këtë vendim, dëshmoi që ka një agjendë të qartë, e atë agjendë po mundohet ta shtyejë “në emër të popullit të Kosovës”” ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo tutje ka thënë se vendimi i sotëm duhet të apelohet dhe të kontrollohet kjo Gjykatë.

Musliu-Shoshi u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa me aleatët, për të mos lejuar përbaltjen e luftës çlirimtare të popullit tonë.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Populli i Kosovës nuk i bën gjyqin atyre që ua sollën lirinë.

Për më tepër, kjo Gjykatë që do të duhej të sillte drejtësi, “në emër të popullit të Kosovës” po bën padrejtësi, duke u munduar që ta ndryshojë historinë e luftës së lavdishme çlirimtare.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës për asnjë moment nuk ka qenë agresori dhe kryesi i krimeve kundër njerëzimit! Në të kundërtën, nuk do të kishte mobilizim e ndërhyrje të të gjithë botës perëndimore për të përfunduar luftën e Kosovës për liri e pavarësi. Kjo Gjykatë, me këtë vendim, dëshmoi që ka një agjendë të qartë, e atë agjendë po mundohet ta shtyejë “në emër të popullit të Kosovës”.

Pavarësisht kësaj, drejtësia gjithmonë triumfon! Ky verdikt duhet të apelohet, e kjo Gjykatë duhet të kontrollohet! I bëj thirrje institucioneve të vendit të ndërmarrin masa të bashkërenduara me aleatët tanë, në mënyrë që të mos lejojnë përbaltjen e luftës sonë çlirimtare, nga një institucion i cili në vend të drejtësisë, po legjitimon padrejtësinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...