Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi njofton se do të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Ajo fton edhe deputetët tjerë që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve.
“Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i tërheqjes se një pjese të mjeteve nga TRUST-i. Unë do të votoj PËR dhe ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve. Me besimin dhe vlerësimin tuaj ne jemi në Kuvend. Andaj, gjithmonë jam për Ju dhe me Ju”, shkruan ajo.