Isa Mustafa në një postim në facebook ,është deklaruar se ai bashkë me partinë e tij vazhdojnë të besojnë se vendi duhet të udhëhiqet nga dy partitë opozitare LDK dhe VV.
Mustafa ka potencuar se është i gatshëm për koalicion me VV-në por nuk pranon kushtëzime nga ata.
Duke pranuar se edhe LDK por edhe VV kanë të përbashkëtat dhe specifikat e veta edhe marrëveshja duhet të jetë reciproke .
Koalicionin që pretendojnë ta bëjnë së bashku Isa Mustafa është i bindur se më e mira do të ishte të udhëhiqej nga Vjosa Osmani pa dashur të përulte kandidatin nga VV-ja Albin Kurtin
“Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës.
Bashkëpunimin e konsideroj proces të respektit reciprok. Kam gëlltitur të kaluarën, sepse e kam vlerësuar më lart interesin e vendit sesa vetëveten.
Jemi shprehur pozitivisht për koalicion me VV në interes të forcimit të shtetit dhe dekriminalizimit të vendit.
LDK, nuk e kërkon Kryeministrin, sepse nënvlerëson z. Albin Kurti dhe meritat e tij. Por se vlerëson znj. Osmani dhe kërkesat e anëtarësisë. Vlerëson kompetencën e LDK-së, ekipin e saj, për qeverisje të mire e pa korrupsion. Kjo është arsyeja e kërkesës tonë për Kryeministër”,ka shkruar ai.