Live

Mustafa: Tërmetet nuk mund të parashikohen

18:55 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur në lidhje me fuqinë dhe krijimin e tërmeteve pas atij që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, ku mbetën të vdekur mbi dymijë e 300 persona.

Mustafa, në një intervistë për Info Magazinë, ka thënë se tërmeti i sotëm ka lëvizur gjithë koren e tokës.

“Një termet i kësaj fuqie ka lëvizur tërë koren e tokës, pa marrë parasysh së ne çfarë distance gjendet sepse një termet me këtë fuqi rrezja shkon deri në tremijë kilometra, që regjistrohen nga sizmometrat”, është shprehur Mustafa.

Sipas Mustafës, pasgoditjet e tërmetit nuk duhet të injorohen sepse ato mund t’i shkatërrojnë ndërtesat që i ka lëkundur tërmeti.

Sizmologu u shpreh se tërmetet nuk mund të parashikohen.

“Nuk ka pajisje që mund të parashikohen. Në fillim bëhet monitorimi i ngjarjeve sizmike, pastaj janë disa parametra të tjerë që në ato zona mund të pritet një tërmet me shkallë të lartë tërmetesh”, ka shtuar Mustafa.

Shpërndaje në

U Kopjua