Live

Mustafi: Serbia është e vetmja që e ndalon me ligj flamurin kombëtar shqiptar

23:45 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka treguar se në Serbi janë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe këshilli i vetëm që iu ndalohet flamuri është këshillit kombëtar i shqiptarëve

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi në rtv dukagjin,

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veçoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Shpërndaje në

U Kopjua