Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Nagavci ka njoftuar se tanimë është votuar komisioni intervistues për rektrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.
“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë i saj:
Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës.
Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.
Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.
Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.
Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:
📌 Të sigurojmë cilësi në arsim;
📌 Të jemi me afër problemeve në shkolla;
📌 Të kemi më shumë mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;
📌 Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.