Live

Nagavci, do të punësojmë inspektorë për ta mbikëqyrë cilësinë në arsim

15:20 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka njoftuar se tanimë është votuar komisioni intervistues për rektrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj:

Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

 Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

📌 Të sigurojmë cilësi në arsim;

📌 Të jemi me afër problemeve në shkolla;

📌 Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

📌 Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Shpërndaje në

U Kopjua