Live

Nagavci për shkarkimin e rektorit: S’ndërhyjmë në autonominë e UP-së

15:14 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për shkarkimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti. Ajo ka thënë se as ministria e as Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e UP-së, duke shtuar se me Sahitin kanë pasur bashkëpunim në adresimin e sfidave.Sipas saj, është dëshmuar se në emërimin e ish-sekretarit kishte shkelje ligjore, prandaj edhe thotë se është i rëndësishëm vendimi i Këshillit.

“Nuk kom pas rast me pa çfarë ka deklaruar ish-rektori. Shpresoj që nuk ka thënë ndonjë gjë sepse nuk ka çfarë të thotë. Kemi pasur bashkëpunim dhe jemi munduar të adresojmë çështje të rëndësishme për UP. Unë dhe as Qeveria nuk ndërhyjmë në autonominë e UP”.

“Është shumë e rëndësishme që Këshilli Drejtues të adresoj problemet që kanë ekzistuar në arsim. Së fundmi u konfirmuar që emërimi i ish-sekretarit paraqet shkelje ligjore. Vendimi është marrë me 8 vota për dhe 5 anëtarë që janë votuar kanë dhënë rezultat”.Ministrja Nagavci tha se ushtruesja e detyra së rektores, që u përfol si e afërt me VV-në, ka deklaruar se nuk do të konkurrojë për pozitën e rektores.

“Ushtruesja e detyrës e ka marrë detyrën për dy javë ditë dhe ka deklaruar se nuk do të kandidojë për pozitën e rektorit dhe nuk ka ndikim në procedura të mëtutjeshme.

Shpërndaje në

U Kopjua