Shkas ishte se ai kishte dhenë një deklaratë lidhur me prononcimet e fundit në raportin mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.
Deputetja Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur Ismailit në lidhje me këtë reagim.
Nagavci ka provuar të i shmangët kritikave të Uran Ismailit duke e komentuar rreth qeverisjes së tij në Ministrinë e Shëndetësisë.
Reagimin e tij deputetja e VV-së e ka quajtur “panikë” të PDK-së.
Nagavci në reagimin e saj në Facebook,shprehet se PDK së shpejti do të shkoj në opozitë.
“Uran Ismaili vetëm se shpërfaqi frikën e tij dhe të bashkpartiakëve nga e vërteta që ata e dinë mirë,pas kaq vite qeverisje korruptive e të kriminalizuar, përfundimisht PDK do të shkojnë në opozitë”.
Uran Ismaili që ishte ministri më me zë në qeverisjen e tij në Ministrinë e Shëndetësisë për punë dhe ligje në favor të ministrisë ku ka udhëhequr për dy vite,është quajtur manipulativ nga ana e saj.
“ Ish ministri Ismaili do të mbahet në mend për postime të sponzorizuara të fotove manipulative me të cilat mundohej të fsheh realitetin e trishtuar në sistemin e shëndetësisë ku akoma mungojnë dorëzat e barnat esenciale, do të mbahet mend për furnizimin me stenda që nuk garantojnë as minimumin e cilësisë për pacientët, për furnizimin e QKUK-së me shtretër që nuk i zinin dyert për t’i futur në dhoma, për rastet kur pacientët duhet të blejnë ilaqet e mjetet bazike siç janë gypat e anestezionit, para ndërhyrjeve urgjente kirurgjike..”,