Live

Nagavci,me gjuhë të ashpër ndaj Uran Ismailit.

11:35 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Shkas ishte se ai kishte dhenë një deklaratë lidhur  me prononcimet e fundit në raportin mes  Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Deputetja Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur Ismailit në lidhje me këtë reagim.

Nagavci ka provuar të i shmangët kritikave të Uran Ismailit  duke e komentuar rreth qeverisjes së tij në Ministrinë e Shëndetësisë.

Reagimin e tij deputetja e VV-së e ka quajtur “panikë” të PDK-së.

Nagavci në reagimin e saj në Facebook,shprehet se PDK së shpejti do të shkoj në opozitë.

 “Uran Ismaili vetëm se shpërfaqi frikën e tij dhe të bashkpartiakëve nga e vërteta që ata e dinë mirë,pas kaq vite qeverisje korruptive e të kriminalizuar, përfundimisht PDK do të shkojnë në opozitë”.

Uran Ismaili  që ishte ministri  më me zë në qeverisjen e tij në Ministrinë e Shëndetësisë për punë dhe ligje  në favor të ministrisë ku ka udhëhequr për dy vite,është quajtur manipulativ nga ana e saj.

“ Ish ministri Ismaili do të mbahet në mend për postime të sponzorizuara të fotove manipulative me të cilat mundohej të fsheh realitetin e trishtuar në sistemin e shëndetësisë ku akoma mungojnë dorëzat e barnat esenciale, do të mbahet mend për furnizimin me stenda që nuk garantojnë as minimumin e cilësisë për pacientët, për furnizimin e QKUK-së me shtretër që nuk i zinin dyert për t’i futur në dhoma, për rastet kur pacientët duhet të blejnë ilaqet e mjetet bazike siç janë gypat e anestezionit, para ndërhyrjeve urgjente kirurgjike..”,

Shpërndaje në

U Kopjua