Live

“Naim Tërnava në emër të BIK-ut i dha UÇK-së 83 mijë marka”, ish deputeti i PDK-së publikon dokumentin

08:14 / 06 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, ka publikuar dëshmi se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dhuruar disa herë shuma të konsiderueshme parash për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1999.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në janar të vitit 1999 i ka dhënë UÇK-së 50 mijë marka.

“Gjatë luftës kam pasur relacion të afërt me kryetarin e tanishëm të BIK-ut z.Naim Tërnava, me të ndjerin Dr. Rexhep Boja që ishte kryetar i atëhershëm i BIK-ut, me sekretarin e atëhershëm të Medreses z.Sylejman Osmani, z.Salih Jashari, z.Elez Osmani e te tjerë”, ka njoftuar Xhelili.

“Udhëheqja e BIK-ut na ka ndihmuar në vazhdimësi. Naim Tërnava edhe në dy raste tjera më ka dhanë të holla, një herë 27.000 DM dhe një herë 5.000 DM. Këto mjete financiare kanë qenë shumë domethënëse e në kohë shumë të rëndësishme për UÇK-në, për çka kam qenë dhe jam shumë falënderues për udhëheqjen e BIK-ut dhe Naim Tërnavën”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...