Drejtori i NASA-s, Jim Bridenstine deklaroi se agjencia hapësinore amerikane planifikon të dërgojë për herë të parë në Hënë, një pajisje që do të marrë kampione të ujit të akullt në polin jugor të saj.
Në ditën e fundit të Kongresit Ndërkombëtar të Astronautikës në Uashington, Bridenstine deklaroi se roboti i quajtur “VIPER” do të prekë sipërfaqen hënore në vitin 2022.
“VIPER do të udhëtojë në polin jugor të Hënës dhe VIPER do të llogarisë se ku ndodhet uji i akullt. Ne do të jemi në gjendje të përshkruajmë karakteristikat e ujit të akullt dhe më në fund të stërvitemi”, deklaroi Bridenstine.
Ai përditësoi gjithashtu për zbulimet e fundit në Mars.
“Marsi është i mbuluar me përbërje komplekse organike, me fjalë të tjera, struktura jete”, deklaroi Bridenstine, duke shtuar se “mundësia e gjetjes së jetës në një botë tjetër, thjesht u rrit”.
“Si drejtor i NASA-s jam këtu për t’ju thënë se besoj që Plutoni është një planet dhe do të vazhdoj t’u them të gjithëve se unë besoj se Plutoni është një planet”, shtoi ai.