Live

NASA kap imazh nga momenti i shuarjes së një ylli

09:21 / 15 Mars 2023

Nga Kosova Live

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur një imazh mahnitës të një ylli në prag të vdekjes.

Lentet infra të kuqe të teleskopit vëzhguan gazin dhe pluhurin e hedhur në hapësirë nga një yll i madh 15,000 vite dritë larg.

Materiali shkëlqyes i purpurt i derdhur dikur përbënte shtresën e jashtme të yllit Wolf-Rayet 124.

Ai ndodhet në konstelacionin e Shigjetarit dhe është 30 herë më masiv se Dielli dhe tashmë ka derdhur mjaft material për të llogaritur 10 diej, sipas NASA-s.

NASA publikoi foton në konferencën South by Southëest në Austin, Teksas.

Vëzhgimi ishte ndër të parët e bërë nga Webb pas fillimit të tij në fund të 2021, raporton SkyNews, transmeton kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua