Live

Nata e fundit e lojës së rrezikshme të Vuçiq, sonte i takon serbët në Rashkë për t’i larguar barrikadat në veri

16:52 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq rreth orës 20:00 sonte pritet të zhvillojë një takim me serbët që po qëndrojnë në barrikadat në veriun e shtetit të Kosovës. Kështu pohon një burim i besueshëm i kosovalive.net. Takimi pohohet se do të mbahet në Rashkë, në territorin e Serbisë, shumë afër me Kosovën.

Vuçiq takimin do ta mbaj nën trysninë në rritje e të fortë të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thekson burimi ynë.

Presidenti I Serbisë mban përgjegjësi direkte për nxitjen e grupeve të dyshuara kriminale të serbëve në veri të Kosovës, të cilët tash e19 ditë, po i mbajnë të bllokuara rrugët kryesorë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Nga kritikët, analistë të njohur ndërkombëtarë, Vuçiq është kritikuar ashpër se nën bashkëpunimin me Rusinë po e dëshiron një konflikt të ri të Ballkan.

Ushtarakë të lartë të NATO-s ia kanë bërë të qartë Serbisë se ajo nuk mund asesi të shkaktojë luftë ose të pretendojë që të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë.

 Kryeministri Kurti se fundi është treguar I kujdesshëm duke u koordinuar më KFOR-in, Quintin dhe aleatët në mënyrë që t’i jepet shans bisedimeve dhe të mos përdorët forca për largimin e barrikadave.

Sidoqoftë sot kryeministri në mbledhjen e Qeverisë dhe në konferencën që e pati për medie shprehu zemërimin duke theksuar se edhe pritja e ka një kufi, duke kërkuar kështu nga mekanizmat ndërkombëtare që të intervenojnë për të mos e lënë situatën kritike atje që të eskalojë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua