Live

Ndahen mirënjohje nga ambasadori turk për FSK-në

16:54 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç  Angili ndau mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi.

Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve u mbajt sot, në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomzotin.

“Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk, Tunç Angili për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi.  Në shenjë mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi, sot në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk në.” thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri, shprehu gatishmërinë e FSK-së për operacionet në ndihma humanitare dhe falenderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe ndihmën në ngritjen profesionale të FSK-së.

Ndërsa, Ambasadori i Turqisë falenderoi FSK-në dhe shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit në Turqi.

“Ambasadori i Turqisë në Kosovë shprehu falënderim për Kontingjentin e FSK dhe Shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë dhe gatishmërinë e treguar për t’iu ndalur në ndihmë e për ti shpëtuar jetët e njerëzve që ishin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.”, thotë njoftimi.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe Komandanti I Kontingjentit të Turqisë në Kosovë, Kolonel Recai Yilmaz, Atasheu i Ushtrisë Turke në Akif Kahraman si dhe  Oficerë të lartë të Gardës Kombëtare.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua