Live

Ndalimi i zëvendësdrejtorit dhe katër policëve në Serbi, Sveçla: Akt i paprecedent

10:44 / 18 Prill 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen ezëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi.

Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

“Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së kosovës që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbnashkët,që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua