Live

Ndalohen dy persona për sulm ndaj mjekut, në Ferizaj

10:42 / 07 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet  I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të nëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun  S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...