Live

Ndalohen fluturimet e brendshme në SHBA, kjo është arsyeja

15:34 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Të gjitha fluturimet e brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndalur për disa orë për shkak të një defekti me sistemin e kontrollit të fluturimit.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se ka një problem me sistemin që paralajmëron pilotët për rreziqet e mundshme në rrugët e fluturimit.

FAA tha se është duke u punuar në zgjidhjen e këtij problemi, po se asnjë fluturim nuk do realizohet deri në orën 9:00 të mëngjesit me kohën lokale në SHBA. Ata thanë se do të ketë përditësime më vonë.

Nuk është e qartë nëse ndërprerja do të ndikojë në fluturimet ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është informuar për ndërprerjen e fluturimeve, dhe Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka prova të një sulmi kibernetik deri tani. Biden ka bërë thirrje për një “hetim të plotë mbi shkaqet” e kësaj ndërprerje.

American Airlines tha se ndërprerja po ndikon te “të gjitha fluturimet, përfshirë të gjithë transportuesit”.

United Airlines tha se do t’i shtyjnë të gjitha fluturimet e brendshme, derisa të marrin më shumë informacione nga FAA-ja.

Pasagjerët kanë postuar në rrjetet sociale se po përjetojnë vonesa.

Sekretar i Departamentit të Transportit në SHBA, Pete Buttigieg, tha se ai kishte qenë në kontakt me FAA-në të mërkurën në mëngjes dhe se ata po punojnë për të zgjidhur çështjen “me shpejtësi dhe në mënyrë të sigurt”./REL

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...