Qyteti i shtetit Gjerman Hessen ka vendosur se është e paligjshme që shkollat e saj të përdorin Office 365. Pas shumë vitesh debati nëse shkollat dhe institucionet e vendit duhet të përdorin në të gjitha mjetet e Microsoft, zyra e Hesse për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit thotë se konfigurimi standard në Office 365 potencialisht mund të bëjë të dërgoje te dhënat personale të studentëve dhe mësuesve tek SHBA.
Shqetësimet evropiane rreth të dhënave qe mund të transmetohen tek SHBA nuk është ndonjë lajme i ri. Qeveria holandeze tashmë ka gjetur ne paketën e Microsoft-it, disa kundërshtime lidhur me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) dhe ka publikuar një raport duke cituar shqetësimet rreth grumbullimit të të dhënave në Microsoft Office ProPlus.
Shoqata federale gjermane e ofruesve të shërbimeve komunale të TI gjithashtu është ankuar se informacioni i qytetarëve i regjistruar në Office 365 mund të bjerë nën mbikëqyrje e SHBA-së.Është e vështirë për Gjermaninë të braktisë produktet e Microsoft, sepse nuk ka shumë mundësi të tjera. Por Zyrtarët e qeverisë po bëjnë thirrje për zhvillimin e shërbimeve “cloud” të vendit, dhe paditë e vazhdueshme do të përcaktojnë të ardhmen e rregullave në lidhje me transferimin e të dhënave në SHBA.