Live

Ndërpriten punimet në shkollën e Vranidollit pas shtrenjtimit të materialit ndërtimor

23:12 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Dorëzat e punës i kanë aty, por punë ka mbi 1 muaj që nuk po kryhet.
Kjo është gjendja e shkollës së re në fshatin Vranidoll të Prishtinës që është dashur të përfundohet me 1 shtator.

Ajo nuk është ende gati e 200 nxënësit e shkollës “ Nëna Terezë” mësim do të mbajnë në paralelen e shkollës në fshatin Tenezhdoll.

E drejtori i shkollës në Vranidoll, tregon më shumë për punimet. Ai shtoi gjithashtu se prindërit vazhdimisht kërkojnë përgjigje prej tij për këtë gjendje.

E shqetësimin dhe kërkesat që kanë, të njëjtit po i shprehin edhe për televizionin.

Derisa punimet kanë ngecur, shkolla ka filluar edhe të dëmtohet. Banorë të papërgjegjshëm kanë thyer xhama.

Objekti është mbushur edhe me bërllok, gjersa ka dëmtime edhe në mure. Ndërkohë pretendohet që këtu po kryhen edhe veprime të jashtëligjshme.

Se pati neglizhim të punës pohon edhe banori Sadri Reçica, i cili është pjesë e komisiont të fshatit për monitorimin e punës

Për ndërprerjen e punimeve në shkollën “Nënë Tereza”, përgjigje ka Komuna e Prishtinës.

Për neglizhencën në implementimin e projekteve kanë një interpretim edhe ata që monitorojnë punën në kryeqytet.

Aktualisht, në rinovim gjenden edhe disa shkolla tjera në Komunën e Prishtinës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...