Live

Ndërrimi hoxhës nga BIK-u, policia jep detaje për rrahjen në Halabak të Podujevës

09:13 / 19 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përplasjen mes disa persona në fshatin Halabak të Podujevës.

Sipas raportit 24 orësh, deri të lëndimi i lehtë trupor erdhi pasi tre të dyshuar nuk kanë lejuar që hoxha i caktuar nga BIK-u të kryej ritet fetare në xhamin e fshatit.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Fsh. Halabak, Podujevë 18.02.2023 – 18:45. Raportohet se në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin e caktuar dhe e kanë penguar atë, pastaj tre të dyshuar që tani ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë asaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se e ka sulmuar me kondak të revoles njërin nga katër viktimat duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles.

Policia ka njoftuar më tej se të dyshuarit gjenden në arrati, rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në

U Kopjua