Live

Ndërtesa ku nuk u thye as edhe një gotë nga tërmeti që shkatërroi 10 qytete

20:45 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ndërsa dy tërmete të frikshëm me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmaraş shkaktuan shkatërrime të mëdha në 10 provinca, një imazh i pasqyruar në kamerat në Adiyaman pas tërmetit habiti të pranishmit.

Ajo që u vu re ishte fakti se asnjë xhami e godinës së Qendrës Kulturore “Commagene”, e cila u vu në shërbim në shtator të vitit të kaluar, e përbërë e gjitha nga fasadë xhami, nuk u thye gjatë tërmetit dhe ndërtesa qëndroi në këmbë pa asnjë dëmtim.

Ndërtesa e parë smart në qytet

Projekti ka filluar në vitin 2015 dhe ndërtimi 5 vite më vonë, përkatësisht në vitin 2020, dhe në shtator të vitit 2022 hapi dyert për herë të parë, duke u bërë ndërtesa e parë inteligjente e qytetit.

Asnjë gotë e thyer nga lëkundjet

Por, ajo që i mahniti të gjithë ishte fakti se, edhe pse lëkundjet ishin tepër të mëdha, në këtë godinë nuk është thyer qoftë edhe një xham i godinës, e cila është ndërtuar në përputhje me standardet e tërmeteve.

Ndërtesa që i mbijetoi tërmetit e padëmtuar, mahniti këdo që shikonte se si ajo ishte e vetmja ndërtesë në këmbë, ndryshe nga ato rreth saj, të cilat ishin rrafshuar, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...