Konflikti I Behgjet Pacollit dhe ish gjyqëtarit Enver Hasani ka rinisur sërish.
Kjo mosmarrveshje u rikthye kur Enver Hasani kritikoi ashpër Pacollin se nuk është I denjë të jëtë minsitër I punëve të jashtme dhe e akuzoi për bashkëpunim me rustët.
I pari I AKR-së priti një ditë për t ‘iu kundërvënë ish gjyqëtarit.
Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook iu kundërpërgjigjë Hasanit me një gjuhë mjaftë ofendeuse e për këtë kishte kërkuar falje që në fillim.
“Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, mund lirisht të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional”, ka shkruar Behgjet Pacolli.
Pacolli pretendon se nuk ka abuzuar kurrë me ndonjë studente të tij, ndërkohë që i ka përmendur rastin e dhunimit të një studenteje për të cilën është akuzuar Hasani.
“Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato”.
Kjo mosmarrveshje kishte filluar në vitin 2011 kur Hasani kishte gjetur që Behgjet Pacolli ishte zgjedhur me shkelje si president I vendit.
“Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, më i shkolluar e më punëtor e human se ti!”, perfundoi shkrimin minstri në dorëheqje I punëve të jashtme.