Një tjetër çift duket se tashmë është krijuar në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova.
Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina janë ndër banorët më të komentuar dhe prej ditësh kanë nisur flirtimet dhe ngacmimet me njëri-tjetrin.
Dyshja kohëve të fundit kanë ndarë edhe shtratin bashkë ndërsa sot (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e para në buzë.
Teksa një pjesë e banorëve të shtëpisë po qëndronin në oborr mes tyre edhe Xhuli, Atdheu ka ardhur në drejtim të saj duke i dhuruar puthjen.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat mes dyshes të cilët në spektaklin e së premtes ( 27 janar) kishin një debat pasi Xhuli ka të kuptohej se dikush tjetër po priste jashtë shtëpisë së BBVK.
Megjithatë, gjatë sqarimit Xhuli edhe një herë konfirmoi se ka hyrë beqare dhe është e hapur për një njohje me Atdhen.
Ndërkaq, përveç Xhulit dhe Atdheut, çiftet që u krijuan në Big Brother VIP Kosova ishin Getinjo dhe Vivien dhe më pas edhe Gresa me Andin.