Live

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri, sa do të shiten nga tani

16:44 / 22 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve për ditët në vijim. Sipas vendimit të marrë sëfundmi, një litër naftë nuk do të shitet me më shumë se 214 lekë nga 218 lekë që ishte deri më tani, kurse një litër benzinë, jo më shumë se 202 lekë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 120 lekë/litër”, njofton bordi.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 22 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...