Trafiku Urban ka bërë të ditura ndryshimet në udhëtime që do të pësojnë linjat e autobusëve më 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë si pasojë e mbylljes së disa prej rrugëve kryesore në kryeqytet.
Sipas njoftimit, meqë rrugët “Xhorxh Bush”, “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj” do të jenë të mbyllura, qarkullimi i autobusëve do të bëhet nëpër rrugët “Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.
Këto janë ndryshimet për 17 Shkurt:
Linja; Nr.1 Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës ”Eqrem Çabej”.
Linja; Nr.1A
Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës
” Bulevardi Dëshmorët e Kombit”.
Linja; Nr.3
Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugëve
” Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.
Linja; Nr.4
Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugëve
” Eqrem Çabej” dhe “Agim Ramadani”.
Linja; Nr.7C
Qarkullimi i linjës në nisje dhe kthim do të realizohet përgjatë rrugës
”Bill Kllinton”.