Live

Në Ditën e Flamurit, katër shqiptarë u rrahën në veri të Mitrovicës

10:59 / 29 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të policisë thuhet se sulmi ndaj tyre ndodhi nga persona të panjohur dje rreth orës 16:40.

“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shpërndaje në

U Kopjua