Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani figurën e Hyjneshës në fron.
Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.
“Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së 🇽🇰, Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.
Ai tutje ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.