Live

“Në emër të Lirisë”, ministri Aliu viziton ekspozitën e Rexhep Selimit në Tiranë

19:01 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar ekspozitën e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit, të titulluar “Në emër të Lirisë”, veprat e së cilës janë vendosur në hapësirat e kryeministrisë së Shqipërisë, në Tiranë.

“Sërish përmes artit, pranë luftës dhe përpjekjeve për liri. Edhe pranë Rexhës, përmes pikturave të tij”, ka shkruar Aliu në një status në Facebook.

Ekspozita me pikturat e Selimit është hapur më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 4 mars.

Shpërndaje në

U Kopjua