Live

Në Fakultetin e Filologjisë mbesin gjurmët e votimeve, shihen edhe rezultatet

13:34 / 07 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kosova këtë të diel mbajti zgjedhjet parlamentare. E një ditë pas, gjithçka iu ka kthyer normalitetit.

EkonomiaOnline ka vizituar dy qendra të votimit në kryeqytet, atë në Fakultetin e Filologjisë, si dhe vendvotimin në shkollën fillore, “Faik Konica”.

Përderisa në shkollë, ka filluar mësimi dhe nuk duket ndonjë gjurmë që tregon se një ditë më parë aty u zhvilluan votime, në Fakultetin e Filologjisë,  ishte e kundërta.

Përveç kutive që kanë shërbyer për bartjen e votave dhe mbeturinave, aty u panë edhe rezultatet të cilat ishin të vendosura në dyert e sallave.

E kjo si duket nuk i pengoi stafit akademik, e as studentëve të cilët këtë të hënë ishin në këtë objekt.

Zgjedhjet që u mbajtën dje nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, përderisa befasoi koalicioni Nisma-AKR-PD, i cili nuk kaloi pragun zgjedhor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...