Pas më shumë se 3 muaj, Qeveria e Kosovës ka dhënë sinjale pozitive për furnizimin e pasaportave.
Në një përgjigje për Kosovalive.net, Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material.
“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të filloj furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe, për mungesën e materialit të pasaportave kishte reagime të shumta nga partitë opozitare si dhe nga shoqëria civile./Kosovalive.net/