Live

Në hall të madh nga vërshimet, bujqit po e presin ndihmën e shtetit

17:11 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Komunat që janë përballur deri tani me dëme më tëmëdha nga vërshimet janë: Peja, Istogu, Gjakova dhe Klina. Këtë lajm e bëri të ditur kryetari i Sindikatës sëBujqëve të Kosovës, Tahir Tahiri. 

“Kultura e grurit është me e prekura pasi edhe ështëkoha kur kjo kulturë punohet. Kemi kontaktuar me komuna dhe jemi informuar që janë formuar komisione, bujqëve ju kemi apeluar që të bëjnë kërkesëme shkrim për t’i identifikuar parcelat e vërshuara nga uji”, tha Tahiri.

Kreu i Sindikatës së Bujqëve pohoi më tutje se, presin drejtoritë komunale që të vlerësojnë nivelin e dëmëvenë mënyrë që sa më parë këto të dhëna t’i dërgohen ministrisë së Bujqësisë.

“Për këto vërshime dhe dëmet e shkatuara ende nuk kemi kontaktuar me ministrinë e Bujqësisë. Kemi njëkërkesë te ministria që të takohemi javën e ardhshme, e të bisedojmë për dëmet e po ashu edhe për kërkesat etjera të Sindikatës së Bujqëve”, ka thënë për kosovalive Tahiri.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha sot, se si ministri, kanë ndarë tre milion euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit dhe se nesër e presin edhe aprovimin në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. 

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, tha se komisionet ndodhen në terren për të vlerësuar dëmet e bujqëve. Ai theksoi se, në Prishtinë, dëme janë vërejtur deri tani vetëm në fshatin Barilevë.

Deklaratë: Plator Gërdoci

“Sa i përket sektorit të bujqësisë i kemi vetëm dy kërkesa për vlerësim të demëve, njëra është për sera dhe tjetra është për vërshim në 40 ari grurë. Të dyja janë në Barilevë, keshtu që komisioni tani më i njoftuar shumë shpejt do të dalin për vlerësim. Gjithçka është brenda afateve që i kemi”, ka thënë Gërdovci. 

Kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës, Istogut e Klinës po ashtu me ekipet e tyre janë në përgatitje të nxjerrjes së saktë të të dhënave për dëmet e shkatuara nga vërshimet.

Shpërndaje në

U Kopjua