Live

Në Helsinki nuk bisedohet për liberalizimin e vizave

09:39 / 19 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është futur fare në rend të ditës në
takimin dyditor të Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të
Bashkimit Evropian që ka filluar të enjten në Helsiniki, nën kryesimin e Finlandës.
Nga rendi i ditës i prezantuar në faqen zyrtare të kryesimit të BE-së nga Finlanda,
Kosova nuk përmendët, ndërsa temë qendrore është politika e migracionit në
vendet e BE-së, zhvillimet e sigurisë në të ardhmen si dhe forcimi i vlerave të
përbashkëta dhe të shtetit ligjor në BE.
Kjo mbledhje e Këshillit të Ministrave të Brendshëm dhe atyre të Drejtësisë të
Bashkimit Evropian, po mbahet në kohën kur qytetarët e Kosovës janë mes
dilemash dhe zhgënjimesh të mëdha për procesin e liberalizimit të vizave.
Një ditë më parë vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se
është çështje javësh derisa Kosova ta merr lajmin e merituar për liberalizimin e
vizave, pasi shteti ynë ka përmbushur kriteret.
“Mendoj që tani është çështje krejtësisht punë e javëve, ne jemi vonu, por është
çështje jave ta marrim lajmin e merituar sepse i kemi përmbush kriteret”, ka thënë
Haradinaj

Shpërndaje në

U Kopjua