Live

Në muajin nëntor Kosova importoi mallra në vlerë rreth 298 milionë €

15:59 / 24 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 24 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (9.2%) në muajin nëntor 2019, në raport me  periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 262,2 milion € krahasuar me deficitin 240,1 milion € në vitin 2018. Eksporti mbulon importin  (11.9%).

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2019 kishte vlerën 35,3 milion €, ndërsa importi 297,6 milion €, është një rritje prej (1.9%) për eksport si dhe (8.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (32.5%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.1%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (9.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (7.6%) produktet minerale, (6.3%) produktet bimore, (5.9%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike,  (5.8%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë:(13.7%) produktet minerale, (13.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.4%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.5%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.6%) mjetet e transportit, (6.9%) produkte të industrisë kimike, (6.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 15,6 milion €, ose rreth (44.1%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (48.8%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (14.1%), Gjermania (10.0%), Holanda (4.6%), Britani e Madhe (2.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 141,6 milion €, ose (47.6%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (12.5%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (13.5%), Italia (5.5%), Bullgaria (3.8%), Sllovenia (3.3%), Polonia (3.3%), etj.

Në muajin nëntor 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,7 milion €, ose (38.8%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rënie prej (10.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.0%), Maqedonia (12.6%), Serbia (5.5%), Mali i zi (4.8%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin nëntor 2019, arritën në 41,3 milion €, ose (13.9%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (26.0%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.7%), Shqipëria (5.8%), dhe Serbia (0.1 %).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 6,0 milion €, ose (17.1%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (9.1%, Turqia (3.7%),.

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 114,6 milion €, ose (38.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9%) dhe Kina (9.8%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...