Live

Në mungesë të rrymës, mosfunksionimi i semaforëve shkakton tollovi në Fushë Kosovë

17:38 / 05 Nëntor 2022

Nga admin

Në disa rrugë të Fushë Kosovës këtë të shtunë janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve, pasi mungesa e energjisë elektrike ka bërë që semaforët të dalin jashtë funksionit.

Kjo ka bërë që të ketë tollovi nëpër rrugë, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët policorë të cilët kishin dalë për ta rregulluar komunikacionin.

Kolona më të gjata të veturave u panë në rrugën kryesore që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën.

Telegrafi ka siguruar pamje nga rrugët e bllokuara, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Shpërndaje në

U Kopjua