Live

Në përleshjen në Pejë dyshohet se i përfshirë ishte edhe Noizy

08:35 / 02 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Dy persona dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga grupi i reperit Noizy.

Ngjarja ka ndodhur në një klub të natës në Pejë.

Si pasojë viktimat ishin dërguar në spitalin rajonal ku edhe kanë marrë trajtim.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se nga hetimet preliminare të policisë dyshohet se edhe këngëtari ka qenë i përfshirë në këtë incident.

“Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive janë duke bërë hetime, duke grumbulluar prova në mënyrë që të identifikohen të gjithë personat dhe të njëjtit të paraqiten tek organet hetuese për t’u përgjigjur për përgjegjësinë penale që kanë për këtë çështje”, tha Nikçi për Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua