Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë për në Poloni, për të rikonfirmuar angazhimin e ShBA-së në këtë përvjetor.
Vizita e presidentit amerikan në Poloni planifikohet që të zhvillohet nga 20 deri më 22 shkurt.
Një vit më parë, presidenti amerikan, Joe Biden po përgatitej për më të keqen, derisa Rusia grumbulloi trupa në përgatitje për të pushtuar Ukrainën.
Ndërkaq, derisa shumë vende dyshonin në qëllimet e presidentit rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë ishte e vendosur se po fillonte lufta në Ukrainë, shkruan AP.
Në Uashington, ndihmësit e Biden përgatitën plane emergjence dhe madje drafte të asaj që presidenti i tyre do të thoshte nëse kryeqyteti i Ukrainës bie shpejt në duart e forcave ruse.
Madje, Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, iu ofrua ndihmë për t’u larguar nga vendi i tij nëse do ta donte.