Live

Në Prishtinë shtrohet sofra shqiptare

10:15 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Për nderë të bashkatdhetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të premten mbrëma është shtruar  sofra tradicionale me ushqime tradicionale, organizua nga  Ministria e Diasporës.

Shyhrete Gosalci, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Diasporës tha se ky aktivitet tregon vlerën që ka sofra për shqiptarët.

“Sonte është një aktivitet pak më ndryshe të rrethuar rreth sofrës, kur e dimë që sofra ka qenë institucion i vendimeve të mëdha”, tha ajo.

Plaku i sofrës, Daut Demaku, tha se në sofrën e sotme nuk duhet të ketë fjalë të rënda dhe se duhet të dëshmohet se oda shqiptare është me civilizuara.

“Në odën tonë sonte kam qejf që të mos kemi asnjë fjalë të rëndë për askënd. Sonte ju dua në mënyrën më të civilizuar që oda shqiptare të jap provimin si më e civilizuara. Të keni një dashuri pa hile dhe pa dredhi”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua