Live

Në pushtet erdhi nga PDK, e Donjeta Sahatçiu “bojkotoi” zgjedhjet për kreun e RDK-së në Prishtinë!

20:47 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ishte vërshuar nga komentet pas një deklarate “mbrojtëse” në favor të kundërshtarëve më të mëdhenj të partisë ku bën pjesë e përmes së cilës edhe siguroi kolltukun e nënkryetares së kryeqytetit.

Fjala është për Donjeta Sahatçiun e PDK-së, gjithmonë nëse mund të quhet e tillë, pasi tash e një kohë, rrugëtimi i saj e PDK-së rrallë është pikëprerë.

“O tash, o kurrë dëshmohet dashnija për shtetin. Besa edhe lidershipi. Bashkë!”, thuhej në cicërimën e saj që ngjalli reagime.

Replikave të shumta ajo iu përgjigj në të njëjtën formë, por kësaj radhe duke përmendur faktin se nuk i bën logo PDK, por puna dhe dashuria për vendin. 

Për t’u mbrojtur sadopak, në fund fare ajo megjithatë përdori “hashtagun” #LiriaKaEmër.

Disa prej figurave kyçe, jo shumë muaj më parë, hodhën kritika ndaj këtyre raportimeve të Nacionales, megjithatë, largësia mes palëve është edhe më e dukshme.

Dhe sot është parë, “bajagi”. Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësisht të rinjtë e saj në Prishtinë, mbajtën Kuvendin Zgjedhor, ku zgjodhën edhe kryetarin e ri.

I pari i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se prania kaq e madhe e tyre dëshmoi se platforma e partisë që ai drejton për t’i dhënë zë rinisë ka nxitur vullnet dhe aktivizim te kjo moshë.

“Në një garë fer dhe demokratike, delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet zgjodhën Kryetar në këtë mandat, aktivistin shumëvjeçar, Trim Sylën”, thuhej ndër tjerash.

Por, siç mund ta shihni në fotografitë e publikuara, e poashtu edhe duke u thirrur në burime të pranishme në këtë Kuvend, Sahatçiu nuk mori pjesë fare.

Nuk dihet pse po ndodh ky refuzim i saj karshi partisë që e shfrytëzoi si urëlidhëse për të arritur në pozicionin ku është edhe sot, atë të njërës prej figurave kyçe në Komunën e Prishtinës.

Nacionale kontaktoi me të për ta pyetur rreth mungesës, ndërsa e njëjta shtoi se një e tillë u regjistrua për shkak të gripit sezonal.

“Përshëndetje, shpresoj jeni mirë. Tash po e shoh mesazhin e juaj. Unë kam ditë që jam me grip dhe e izoluar në shtëpi”, tha ajo për redaksinë tonë.

Zëri i të rinjve që besojnë në një të ardhme më të mirë në Kosovë, u dëgjua sot në Vushtrri. Me dëshirën për të…

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, January 15, 2023

Shpërndaje në

U Kopjua