Në Rudare në veri të Republikës së Kosovës është larguar edhe kamioni i fundit që ishte vendosur si barrikadë.
Në fotografitë e dërguara nga gazetari i T7 që gjendet në veri të vendit, Çlirimtar Morina, shihet momenti kur nga rruga largohet edhe kamioni i fundit që kishte qëndruar për më shumë se dy javë në barrikadë.
Barrikada sot gjatë ditës është larguar edhe në anën e Serbisë dhe ka rezultuar me rikthimin në punë të pikës kufitare në Merdare.
Fotografitë T7: