Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi i diasporës, ka njoftuar përmes një komunikate Zyra për Shtyp e Ministrisë së Diasporës.
Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.
Përmes aktiviteteve dhe lojërave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe. Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.