Në orët e pasdites së datës 28 shtator 2022, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ,,lëndim i lehtë trupor”.
Një qytetar ka raportuar se ai ishte sulmuar nga një qytetar tjetër i dyshuar.
Viktima ka kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe të enjten është arrestuar personi i dyshuar A.T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Për të dyshuarin është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Skenderaj, 29 Shtator 2022- Në orët e pasdites së datës 28 shtator 2022, në rrugën ,,18 Qershori”, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe me datën 29.09.2022 është arrestuar personi i dyshuar A.T., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ,,lëndim i lehtë trupor”. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.