Gjithnjë e më shumë amvisat përdorin truke për pastrin në shtëpi, në mënyrë që të shmangin përdorimin e kimikateve
Posaçërisht nëse keni fëmijë të vegjël, mjetet e forta për pastrim dhe shkëlqim mund të jenë të rrezikshme.
Mbase deri tani nuk ju ka rënë në mend, por vaji i bebeve është perfekt për mirëmbajtjen e shumë sipërfaqeve në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e TikTok-ut kanë ndarë përvojat e tyre me këtë preparat. Ata kanë arritur në përfundim që vaji i bebeve ndihmon që të mbahen pastërtia dhe shkëlqimi i lavamanit madje edhe për një javë.