Një person është kapur nga Policia e Kosovës duke vozitur me shpejtësi 101 km/h në zonën ku ishte e lejuar vozitja 40 km/h.
Përmes një komunikate për media, PK ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Prizren, dhe se vozitësit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalimi i patentë shoferit për 1 vjet.
“Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit me 16 mars 2023, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.” – thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.