Kryeministri holandez Mark Rute ka folur në lidhje me negociatat e Shqipërisë duke u shprehur i shqetësuar për mungesën e përparimit.
Pas një takimi me kancelaren gjermane Merkel, Rute u shpreh se Shkupi dukshëm ka bërë më shumë profgres se Tirana.
“Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, së bashku me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane. Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë”, deklaroi kryeministri holandez.
Kujtojmë se Holanda dhe Franca mbeten dy vendet më skeptike mbi perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE. Disa ditë më parë, ministri i jashtëm holandez Stef Blok, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për çështjet evropiane theksoi se Tirana jo vetëm nuk ka realizuar kushtet e vëna nga Këshilli evropian por ka bërë hapa prapa.