Live

Negociatat për të ndalur luftën, Macron: Të shqyrtohen dhe kërkesat e Rusisë për sigurinë

14:24 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në rast të nisjes së bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, perëndimi duhet të shqyrtojë dhe kërkesën e Rusisë për t’iu garantuar siguria.

Ishte kjo deklarata më e fundit e presidentit francez, Emmanuel Macron në rast se kreu i Kremlinit pranon të ulet në negociata për të ndaluar agresionin në Ukrainë.

Reagimi i Macron vjen në një intervistë që ai dha për mediat franceze, gjatë vizitës së fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Jo Biden.

Mes të tjerash ai shtoi se Evropa duhet të përgatisë arkitekturën e saj të ardhshme të sigurisë.

“Një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë është shqetësimi i Moskës se NATO-ja do të arrijë në kufijtë e saj dhe dislokimi i armëve që mund të kërcënojnë Rusinë. Kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve për paqen, kështu që ne duhet të përgatitemi se çfarë do të jemi gati të bëjmë, si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci Rusisë ditën që ajo të kthehet në tryezën e negociatave”, tha presidenti francez.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara deklaruan më herët gjatë kësaj jave se janë të hapura për bisedime në parim, megjithëse presidenti amerikan Joe Biden tha se ai do të bisedonte me presidentin rus vetëm nëse shefi i Kremlinit shfaqte interes për t’i dhënë fund luftës. Ukraina thotë se negociatat janë të mundshme vetëm nëse Rusia ndalon sulmet dhe tërheq trupat e saj. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...